NĖ KĖTĖ BOTĖ
Nė kėtė botė plot me tė mira
Nė kėtė botė plot me ndytėsira
Nė kėtė botė tė pa fundė
Jetojnė gallesa tė panumėrt!
Njė gjallnesė qė ėshtė mė e mira
Quhet njeri dhe nuk ka brinj
I ka vetėm dy kėmbė
E nė gojė shumė dhėmbė!
Di me folė me qeshė me qarė
Tjerat gjallnesa smund ti bėjnė
Njeriu ka dhe shumė cilėsira
Mė shumė tė kėqia se tė mira!
Shumė tė kėqia ai i ka
Njėri tjetrin sdonė me pa
Njėri thotė je i zi e tjetri i bardhė
Njė thot i krishter tjetri musliman!
Kėshtu mbyten duke u vrarė
Njerėzit e zi me tė bardhė
Tė krishterėt me muslimanė.
Asnjė marrveshje smund tė bėjnė!
Njerėz, keni arritur nė hėnė me shkuar
Duhet tjeni mė tedukuar
Mos me pas askujt zili
Ėshtė i bardhė apo i zi.
Ėshtė krishter a muslimanė
Para zotit jemi tė barabart
Ai nuk pyet se ēka je kanė
Por don tė drejtėn me ja thanė!
NĖNĖS
Nėnė ti qė mė linde
Me mundime qė mė rrite
E mi dha mėsimet e para
Mė edukove qė teci para!
Faleminderit shumė oj nėnė
Sa shumė pėr mua ti ke bėrė
E tash nėnė qė u rrita
Edhe shkollėn e fillova
Shumė gjėra pėr ty i mėsova!
Mėsova se vėshtirė ėshtė tė jeshė nėnė
Kur ske fėmisė mi dhėnė me ngrėnė
Vėshtirė ėshtė moj nėnė me qeshė
Kur fėmijėt i sheh zdeshė
Dhe nuk ke me ēka me i veshė!
Nėnė do tė mundohem
Nga mėsimet mos tlargohem
Ti mė mėsove qė tė punojė
Ēdo gjė me nderė ta fitojė
Gjithmonė nėnė do tė dua
Mėsime tė bukura mė dhe mua
Pėr tė mirėn me luftua.
MĖ FALĖ
Mė falė nėse tė kam lėnduar
Me shiqimin drejt nė sy
Me heshtjen e rėndė si nata
Dhe me fjalė shumė tė ngrohta
Mė falė qė tė thash tė dua
Se me kėtė tpaskam lėnduar
Por pa tė thėnė smund u durova
Tė dua mė dogje u pėrvėlova
Mė falė o vashė me sy tė zeza
Por mė beso se tė deshta
Dhe do tė dua gjithmonė nė jetė
Deri sa tmė zė njė gjumė i thellė
Dhe tmos priti mė pranverė!
PERĖNDISĖ
Tė besoj ty Perėndi
Qė askujt si ke zili
Tė gjithė njerėzve ju ndihmon
Pėr tė mira i kėshillon
Tė gjithė njerėzit
I do njėsoj
Tė krishterė e muslimanė
Dhe tė tjerė qė spo i numrojė!
BILBIL
Bilbil pse bėhesh se smė njeh
Bilbil pse bėhesh se smė sheh
Bilbil pse bėhesh aq zemėr gurė
Kur mė sheh se pėr ty vujė
Prej at ditė qė ty tė njoha
Mė i lumtur nuk jetova
Sytė e tu kur mė shiquan
Shpirt e zemėr mi sakatuan
Bilbil tė lutem mė shiqo
Shpirt e zemėr mi rehato
Se nė gjumė kur po bi
Tė ėnderrojė me lot nė sy
Bilbil mjaft mė provokove
Sa tė dua e vėrtetove
Zemėr gurė si u durove
Asnjėherė njė letėr nuk ma qove
Bilbil unė marrėzisht tė dua
Edhe pse keq mė ke shkatrruar
Bilbil me zemėr qelik
Jetėn time mos ma fik!
LIRISĖ
Liri ty tė gjithė tė duan
Ty tė gjithė tė adhurojnė
Por pa u derdh gjaku
Smund ta pėrjetojmė
Sa e bukur je liri
Ty tė duan pleq e fėmijė
Tė dėshirojnė i bardhė e i zi
Pse kaq e shtrenjėt je liri
Liri pse vjen ti pak nga pak
E nuk vjen pa u derdh gjak
Vjen me lot e me trishtim
Me tė hidhurin kujtim!
ATJE NĖ QELI
Kur dikush vuante pėr ty
O dritė e syve tė tijė
Si su kutove ti pėr ate
Njė pershėndetje me ia fal!
Kjo pėrshėndetje ishe ti
Se te ne, ende ske mrri
Retė lajmrojnė se je duke ardhė
E ska kush qė mund ta ndal!
Por dikush ende mundohet!
Uh! Sa keq ai mashtrohet
Boll mė nė roberi
Liri, liri pėr shqiptari!...
UNĖ NUK JAM SI TI
Unė nuk jam si ti i zbehur
Nga dija!
Unė nuk jam si ti i dhanur
Nga pasuria!
Unė nuk jam si ti harrestar
I fėmijėrisė!
Unė nuk jam si ti, ta harroj
Mė tė shtrenjtėn!
Unė nuk jam si ti e kurr
Sdo tė bėhem!
Unė nuk jam si ti e sdo ta harroj
A T D H E U N!
MOS
Mos mė shiko ashtu mos
Se edhe unė di tė shikojė!
Por unė di tė shikojė nė sy
E jo me perbuzje si ti!
Mos se jeta ėshtė e gjatė
E mund tė tė hakmirret
Shiqomė dhe mua si njeri
Se edhe unė jam i kėsaj toke!...
Mos se edhe unė kam atdhe
E nuk jam ardhė kėtu pėr tjetėr
Por jam ardhė tė punoj
E disa pare nė shtėpi ti qoj!
Mos se edhe unė kam nėnė
Kam diellin me gjith hėnė
Mos, mos mė shiko ashtu
Se edhe unė jam njeri!
Mos se kam ardhė tė punojė
Dhe me djersė tė fitojė
Mos shiko ashtu mos
Se jeta ėshtė e gjatė!
E TĖ HAKMIRRET!!!...
NĖ MUA ME MUA
Nė gėzime nė hidhėrime
Nėpėr dete nėpėr male
Nė gjumė nė ėndrra
Nė vaje nė qeshje
TI JE TI NĖ MUA ME MUA!...
PSE
Pse mė largove pse
Pse mė humbe aq larg
Kur dėshiroja
Tė jem te TI
Pse o perėndi bėn kėshtu
Pse kur e din se e dua
Dhe dėshiroj tė jem aty
Ku rri mendja ime
O jetė e pamėshirė
Pse bėnė kėshtu me njerėzit e mirė
Pse ata i mėrgon
Nė kohėn kur nuk bėnė!...
KĖSHTU
Kėshtu je ta ka me tė shkuar
Se kėshtu zoti e paska shkruar
E ti nuk ke ēka tė bėsh
Edhe nga mendja po tė luash
Kėshtu jeta ka me tė shkuar
Nėpėr botė duke punuar
Pak tė holla nshtėpi me i dėrgu
E prap ske mu rahatu
Kėshtu jeta ka me tė shkuar
Pėr tė gjithė duke u pėrmalluar
Pėr vendlindje e pėr atdhe
Njė dėshirė pėr jetė do tė jetė
Ti mbyllė sytė nė Atdhe!...
DERI KUR KĖSHTU
Deri kur zogu do tė fluturojė
Me njė krahė e me njė kėmbė
E bilbili do tė kėndojė
Me njė zė qė vajton
Deri kur nėna do tė pret
Qė ti kthehen djemt e vet
Prej mėrgimit me u kthy
Me luftu pėr vend tė vet.
Deri kur kjo Kosovė
Pėr njė emėr do tė luftojė
At emėr qė i takon
Republikė o nėna jonė!...
DERI TASH
Ēka pash deri tash ēka
Pash njerėz bisha
Qė sdinė tė ngopen
Me mish njeriu
Ēka mėsova deri tash ēka
Mėsova histori tė trishtuar
Pėr shumė njerėz tė pushkatuar
Nga njerėzit
Ēka ndėgjova deri tash ēka
Ndėgjova se i forti e mbyt tė voglin
Vetėm pse mundet!...
GURBETI
O gurbet gurbet i zi
Pse mė more qysh nė fėmijėri
Mė shetite nėpėr Jugosllavi
Jo nė ekskurzion por me punu
Shumė kanale tu i gropu
Me i nxerr gypat e me i mbulu.
Pėr tparen herė shkova nPozharevac
Ku u mėrdhina porsi dac
Tė dytėn herė nė Zajeēar
Ku punova si gomar
Mezi paret qė i kam mar
Tė tretėn herė shkova nė Podgoricė
Me mbledh rrush dhe me kositė
Por aspak nuk jam mėrzitė
Se kish pasė shqiptar tė tjerė
Sikur unė kėshtu tė mjerė
Kish pas mė tė ri se pesėmbėdhjetė vjet
Por edhe mė tė vjetėr se pesėdhjet
Tė gjithė bashk kemi kajt dert
Tė katėrtėn herė shkova nė Bihaq
Shkuam me djalin e vllaut bashkė
Punė menjėherė kemi gjetė
Edhe banesė pėr me fjetė
Pa jargan e pa dyshekė
Pa u la pa u pastru
Teshat asnjėherė pa i ndrru
Edhe aty si nēdo qytet
Kish shqiptar tė rinj e pleq
Dhe aty kemi punu
Kanalizimin qytetit ja kemi ndrru
Se ishin kan pas vjetru
Ēka mujshmi me punu
Me mund normėn tu e plotsu
Pak ma mirė me na pagu
Tė pestėn herė thashė
Tshkojė nga deti
Dhe u nisa pėr Ulqin
Nė mėngjes aty mbėrrim
Thashė nga tė ftohtit do tė vdes
Nga Xhamia u nisa drejt
Dhe tė lutem te perėndia
Shumė shpejt aty mbėrrina
E kur mrrina afėr saj
Ishin mbledh shumė punėtor
Dhe i ndėgjova shqip tuj fol
Mirmėngjesi thash o vllazni
Mir se erdhe mor djal i ri
Nga tė kemi ne ty
Dhe thash jam nga Gjilani
Po vi kėtu pėr sė pari
Me punu posi gomari
Edhe ne jemi tubu
Punė jemi tu kėrku
Qėndrova aty disa ditė
Deri sa pat punė
U ktheva nshtėpi kokėn ulė
Mezi baba nshpi qė mė mur
Bir pa pare tha nuk me duhesh.
Tė gjashtėn herė thash
Tė shkojė mė larg
Shkova nZvicėr hiq mė larg
Katėr muaj aty po i baj
Edhe punė po kėrkoj
Po kėrkun sun p gjaj
Faleminderit nga bashkatdhetarėt
Kushurit e dajallarėt
Smė kanė lanė me hjek keq
Ka pak pare mi shtishin nxhep
Nė Zvicėr nejta deri nė vit tė ri
Por pa tjetėr nshtėpi mu kthy
Me shpresė se do tė mvje njė garanci
Njė muaj ende pa i mbush
Oborri im polic u mbush
Erdhėn mu mė kėrkuan
Tė gjithė familjen e trishtuan
Me mė rrah smė rrahėn shumė
Pasaportėn ma kėrkun
Dhe ja dhash njė zgatarroshi
E mer mė tha mas motmoti
Mė dėnuan dy muaj ditė nė fllad
Pa as mė tė voglin hak
Tė shtatėn herė shkova nė Novi sad
Pėrsėri me djalin e vllaut bashkė
Per fat tmirė nė Novi sad
Punė tė vėshtirė nuk kishė pas
Gjetėm punė te njė zemlak
Nė tregti punė pa hak
Edhe sot gjindem kėtu
Por pasandej sdi kah me shku
Por sigurisht diku ngurbet
Se nė atdhe pėr mu ska vend
Deri sa tjen ky hyqmet!...
PO KTHEHEM
Pėrsėri po kthehem edhe me trup
Atje ku ishte e rri mendja ime
Por athua ēka do tė bėhet me ty Kosovė
Trupat pushtuese kur do tė hiqen
E shteti ynė tė funksionojė
E ti do tė jesh e lirė
Me udhėheqėsit e tu ILIR
Kur Kosovė nėnė kur
Se po kthehem edhe me trup!...
Kėto poezi i shkrova nė Novi Sad ku punova plot shtatė muaj.
13.11.1990 Reshat Hyseni
VENDLINDJES
Sa herė vendlindje ty tė kujtojė
Mė bėhet se ti mė mallkon
Jo vetėm mua por tė gjithė
Ata qė tė lėshuan dhe tkan braktisė.
Po si mbet kėshtu jetime
Pa gėzime tė fėmijėve
Pa blegrima tė bagėtive
Pa zjarr tė shtėpive
Ferrat trupin ta kanė mbuluar
Varret mbetur pa pastruar
Me ēarrin e vjetėr tek bisedoja
Kur thoshte se kam menduar
Qė kėtė kam me pėrjetuar
Tė mos ndėgjojė mė zė fėmije
Tė mos ndėgjojė zė bagėtije
Tė mbetem vetėm nė kohė pleqėrie
Mė mirė ėshtė prerja me sopatė
Se nė pleqėri tė jesh i ngratė
Ashtu si mė latė ju mua
Kėshtu mbetshi ju qė jeni largua
Mallkimi im mos ju zėftė
Se mė dhimbseni o tė ngratė
ECJA
Ec e mos u ndal gjer nė fund
Te para, mbrapa, anash.
Lindjes, perėndimit, veriut, jugut
Me rėndėsi ėshtė me ec
Se nė fund do tė arrish
Atje ku tė gjithė shkojnė!
NUK DO TĖ THOTĖ
Nuk do tė thotė se shiu
Tė gjithė i lagė
Nuk do tė thotė kur ėshtė ftohtė
Tė gjthė ftohtė ndjejnė
Nuk donė tė thotė se natėn
Errėsirė gjithkundė ėshtė
Nuk donė tė thotė se ligji
Tė gjithė i kapė
ASGJĖ
Asgjė nuk mund tė shkruajė
Pa qenė prezent edhe ti
Moj fantazma ime
Askund nuk mund tė shkoj
Pa tė marr edhe ty
E dashura ime
E poshtra ime
Asgjė nuk shoh pa tė parė ty
E mjera ti i mjeri unė
Asgjė nuk kisha dasht
Pos tė kthehem nė gjendjen
Kur nuk tė kam njohur
Asgjėja ime, e poshtra ime !!!
PĖR KĖTĖ JETĖ
Pėr kėtė jetė mė le me tė metė
Ti je ajo qė mė bėre kėshtu
Tė jem i dehur pa pi fare
Ti ma bėre atė qė smund
Tė ma bėjnė tė gjithė
Armiqtė sė bashku
Ti dhe vetėm ti
Mund tė mė shėrosh
Ma kthe zemrėn time
Se ti fare nuk ke
Ti je vetėm bosh!!!
PĖRBLEDHJE ME PROZĖ
NGA
RESHAT HYSENI